KOSOVËLAJME

Lista për Familjen: Rrahmani e Korenica largohen nga VV-ja javën e ardhshme, garojnë bashkë me AKR- në e PD-në

Deputetët e revoltuar konservatorë të VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, do të garojnë në zgjedhje sërish, por jo në listën e partisë së Albin Kurtit. Rrahmani dhe Korenica pritet të jenë bartës të lëvizjes së quajtur “Lista për Familjen”, e cila do të garojë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancës për Kosovën e Re. Çfarë po ndodh?

Roadside
Market Florenti

Sot në Kuvendin e Kosovës u pa çarja e madhe dhe e patejkalueshme mes Rrahmanit e Korenicës dhe VV-së. Përplasja mes Korenicës dhe Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit e nënkryetar i VV-së, është vetëm simptomë e një lëvizjeje më të madhe.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

Pas përplasjes, Rrahmani dhe Korenica kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë ligj përderisa vajza me shami, e përjashtuar nga një shkollë në Pejë, nuk rikthehet në bankat shkollore.

Unë nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë!

Sot, në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajzë mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësisht që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij.

Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija” – ka shkruar Korenica, ndërsa Rrahmani e shpërndau shkrimin, duke iu bashkuar në këtë qëndrim kolegut të tij.

Duket se këta dy deputetë, siç merr vesh Nacionale, bashkë me disa figura të tjera lokale të VV-së, do të largohen nga kjo parti, me të cilën kanë pasur shumë mospajtime për disa tema, përfshirë ligjin për fertilizim, projektkodin civil e udhëzimin administrativ që e ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla. Përveç kësaj, ata do të nisin një rrugëtim të ri, krejt të pavarur nga VV-ja. Madje, siç ka kuptuar Nacionale, hiç më larg se javën e ardhshme do të largohen nga grupi parlamentar i VV-së.

Emri i listës konservatore do të jetë “Lëvizja për Familjen”, e cila tashmë është në një koalicion me AKR-në dhe PD-në. Në kuadër të kësaj liste, me shumë gjasë, do të garojnë edhe emra të njohur, përfshirë asamblistë të VV-së, PD-së e lëvizjeve të tjera konservatore.

Dalja nga grupi parlamentar ishte planifikuar të ndodhte gjatë kësaj jave, por është shtyrë për arsye objektive (përvjetori i sulmit të armatosur në Banjskë).

Sjellim ndër mend që Nacionale tre muaj më parë kishte shkruar për themelimin e një liste konservatore. Në lidhje me këtë temë ishte deklaruar për Nacionalen atëbotë Ferid Agani, kryetar i PD-së, duke thënë se bashkëpunon me të gjitha subjektet dhe personalitetet politike që “ndajnë vlera të njëjta”.

Si kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe si udhëheqje e partisë jemi të interesuar dhe të angazhuar për të fuqizuar agjendën e djathtë politike në vend me komponentën progresive demokratike konservatore që në fokus ka ruajtjen dhe përparimin e vlerave tradicionale të familjes dhe shoqërisë Kosovare, dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet dhe personalitetet politike që ndajnë vlera të njëjta.

Për momentin kaq mund të them” – kishte thënë Agani në një përgjigje për Nacionalen.