
Për shkuarjen në Mitrovicën e Veriut të hënën të kryeministrit në dëtyrë Albin Kurti dhe Ministrit Xhelal Sveçla, ka reagur Lista Sërbe, duke thënë se, sipas tyre, Kurti e Sveçla shkuan atje, me dhjetëra forca policore, për t’u munduar ta fshehin, sipas kësaj partie, dështimin “me lojëra të lira politike”, shkruan Mitropol.
Lista Srpska, thotë se kjo shkuarje është tentativë tjetër “për ta larguar vëmendjen e publikut nga fakti se edhe pas disa muajsh nuk ka arritur të formojë kuvendin në Prishtinë e as të përmirësojë pozitën e popullit të vet.”
“Si gjithmonë kur pëson disfatë në kuptimin politik apo institucional, kur zbulohet afera e bashkëpunëtorëve të tij, Kurti përdor skenarin e provuar: sulmet ndaj serbëve, institucioneve të Republikës së Serbisë, arrestimet dhe bastisjet pa bazë, apo ngritjen e tensioneve në komunitetin serb. Populli serb sot, për kush e di sa herë, ka treguar dinjitet dhe pjekuri politike – duke injoruar me neveri këtë cirk provokues. Ata nuk janë dhe nuk do të jenë të mikpritës për ata që kërcënojnë, arrestojnë, diskriminojnë dhe përpiqen të imponojnë një vullnet politik në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, duke u përpjekur të demonstrojnë pushtet të rremë mbi bashkatdhetarët tanë.”, shkruan kjo parti./Mitropol/