Aurora Group
LAJME

LIVE: Trupat ruse hyjnë në qytetin Kharkiv – vazhdon beteja për Kievin (VIDEO)

Në ditën e katërt të luftës Rusi-Ukrainë, trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv në veri-lindje, thonë zyrtarët lokalë.

Ndërkohë sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev këtë mëngjes dhe është dëgjuar një shpërthim, raporton BBC.

Aurora Group

Banorët e kryeqytetit ukrainas po strehohen nën tokë, me një shtetrrethim deri të hënën në mëngjes.

Një numër i madh njerëzish vazhdojnë të ikin nga Ukraina për në vendet fqinje si: Polonia dhe Moldavia.

Vendet perëndimore thonë se do të heqin disa banka ruse nga rrjeti Swift, duke i shkëputur ato nga sistemi financiar ndërkombëtar.

SHBA, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, Anton Gerashchenko tha se ka pasur luftime në qendër të qytetit dhe në zonën e Hidroparkut.

“Një grup i forcave speciale të Federatës Ruse sapo ka hyrë në qytet përmes Alekseevk”, tha Gerashchenko.


 

Weelnes