KOSOVËLAJME

Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon përkrahjen e aleatëve tanë historikë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK’së.

Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi”.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës. Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin partiak, njëherësh modestinë dhe devotshmërinë për të çuar kauzën e partisë së lirisë, partisë së çlirimit, Partinë Demokratike. Dua ta përgëzoj Bedri Hamzën që në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merrni përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi.”

Sipas Lladrovcit, kandidatura e Bedri Hamzës është e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuar.

“Miku im Bedri, ju do të keni sukses ta ringjallni ekonominë, do ta ngritni më lartë, sepse, kjo ekonomi sot, ma poshtë nuk ka ku të shkojë. Dua të përgëzoj vendimin njëzëri për këtë propozim. Besoj fort se Bedri Hamza është kandidaturë e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuara dhe njëherësh, gëzon respektin e përkrahjen edhe jashtë Kosovës, edhe nga aleatët tanë historik.”

Tutje ai ka thënë që Drenasi do të angazhohet për Hamzën.

“Ju garantoj e siguroj se në bastionin e UÇK-së dhe të PDK-së, në Drenas- zemrën e Kosovës, do të angazhohemi me tërë forcat për çdo votë, për kryeministrin tonë, Bedri Hamzën.”