Medi
KOSOVËLAJME

Loja me çmime e Viva Fresh Store: Brenda 20 minutash e rriti çmimin e vajit për 1 euro

Në ditët e fundit u shënua ngritje enorme e çmimeve të produkteve të ndryshme, mirëpo më së shumti ra në sy ngritja e çmimit të vajit.

Ngritja e çmimit të vajit në 3.69 euro për litër, zgjoi vëmendjen e qeveritarëve, të cilët paralajmëruan që do të ndërmarrin masa kundër ‘abuzuesve’.

Market Florenti

Një rast ka ndodhur sot në Viva Fresh, ku një sinjalizues u përballë me çmime të ndryshme kur dy herë e bleu të njëjtin produkt me çmim të ndryshëm.

Në fotografinë që e ka dërguar sinjalizuesi shihet se brenda 20 minutave çmimi në Viva Fresh Store dallon për rreth një euro.

Në faturën e parë shihet se vaji, i markës ‘Brillant’ është blerë për 2,49 euro, ndërsa pas 20 minutave vaji është blerë për 3,49 euro.

Ndërsa para rreth një ore, ky market njoftoi se çmimi i vajit tash e tutje do të jetë 1.95 euro.

Weelnes