Medi
02KOSOVËLAJME

Lokali në Skënderaj ku ndodhi vrasja po shërbente për prostitucion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ta sotëm në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Insajderi mëson nga burime të sigurta se lokali ku ndodhi rasti shërben për prostitucion.

Dukato 1

Sipas zëdhënësi të prokurorisë dyshohet se tre persona kanë hyrë të maskuar në lokal dhe ata janë ende në arrati.

Burimet tregojnë se të dyshuarit kanë përdorur dy armë automatike.

I vdekur ka mbetur 39 vjeçari Nexhmedin Loshi nga fshati Pemishtë i Skenderajt. Viktima është djali i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Ndërsa, të plagosur mbetën Qendrim Januzi (1991), Fidan Januzi (1982) dhe Muhamet Ramadani (1988).

Active