Active 2
LAJME

“Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putin”

Sulmi ushtarak në Ukrainë mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Kështu ka deklaruar sekretarja e Jashtme e mbretërisë së Bashkuar Lizz Truss.

Duke folur për Trevor Phillips në Sky News Truss u shpreh se “po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase dhe Mbretëria e Bashkuar dhe do të vazhdojë t’i përkrahë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.

Dukato 1

Ajo tha se beson se Putin po bën një gabim strategjik duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore mund t’i shkaktojnë ekonomisë ruse.

Truss u shpreh se lufta mund të zvarritet në disa vite duke shtuar, “Kam frikë se kjo nuk ka për të përfunduar shpejt”, u shpreh ajo.

Kur u pyet për sanksionet ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Truss u shpreh se kishte përpiluar një listë të oligarkëve të goditur dhe shtoi se do të ketë një program të vazhdueshëm sanksionesh.

Weelnes