Lufta Ukrainë – Rusi në Detin e Zi, goditet me raketë anija e një shteti tjetër – vritet një person

Një raketë ose bombë e ka goditur një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas Olvia të Detit të Zi, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit të saj, ndërsa po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, shkruan The Guardian.
“Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp.
Nuk është e qartë nëse ishte bombë apo raketë apo cila anë e nisi sulmin. 28 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të padëmtuar”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.








