Luftëtari i dënuar për pjesëmarrje në Ukrainë, në barrikadat në veri
Pak ditë pasi u vendosën barrikadat në veri të vendit, aty u pa edhe një qytetar serb jo i zakonshëm.
Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, ai është Nikolla Joviq, i dënuar nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje me forcat ruse në luftën në Ukrainë në vitin 2015.
Veç kësaj, ai publikoi edhe një fotografi nga fshati Rudarë.
Kujtojmë se në vendin respektiv, kamionët e disa serbëve lokalë, prej tyre edhe donacionë nga BE-ja, janë përdorur për ta bllokuar rrugën tash e disa ditë, në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Ky i fundit u arrestua më 10 dhjetor, me autoritetet kosovare që dyshojnë se ai mori pjesë në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të paraparë të mbaheshin me 18 dhjetor, por që më pas me vendim të presidentes, u shtynë për 23 Prill të vitit të ardhshëm.