Lulzim Hetemi mbanë fjalën publike dhënë në Mitropol, largon KFOR-in nga Komuna (VIDEO)

Prej sot në mëngjes KFOR-i më nuk ishte prezent para dyerve të Komunës së Leposaviqit.
Ata u larguan prej aty me kërkesën e kryetarit Lulzim Hetemi i cili kishte treguar ekskluzivisht për “Mitropol” se kishte rreth dy-tre muaj që kishte kërkuar largimin e KFOR-it nga objekti komunal.
Këtë e konfirmoi për “Mitropol” vet kryetari Hetemi.
”Po, KFOR-i është largu prej sot në mëngjes, ashtu siç kishim kërkuar tash e sa muaj. Këtë ia kam kërkuar edhe kryeministrit në vizitën e tij të Vitit të Ri.”, tha ai.
Hetemi kishte thënë se beson dhe shpreson se KFOR-i për dy-tre javë duhet të largohet nga komuna, sepse aty po ofrohet siguri nga Policia e Kosovës.
“Është një numër shumë i madh, janë diku kah 30 vetë, edhe po kemi problem me zyre, na i kanë zanë, na kanë kërku me hy ktu, i kemi leju.”, kishte thënë Hetemi në intervistën e tij për “Mitropol”.
Ai tutje ka shtuar se tash raportet dhe gjendja faktike në komunën e Leposaviqit ka ndryshuar./Mitropol/








