Kandidati i LDK-së për deputet dhe ish fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka vizituar sot qytetin e Mitrovicës, ka ka takuar aktivistë të kësaj partie.
Prej jugut, bashkë me kolegët Salihu ka vazhduar për vizitë edhe në sheshin e veriut, shkruan “Mitropol”.
Postimi i Lumbardh Salihu:
Kalova një të diel të mrekullueshme sot me kandidatët për deputet dhe të rinjtë e LDK-së në Mitrovicë.
Patëm diskutime shumë të frytshme për mënyrat se si mund të krijojmë kushte më të mira për rininë në përgjithësi dhe veçanërisht për ata që dëshirojnë të merren me sport.
Po ndihem jashtëzakonisht mirë me gjithë mbështetjen dhe përgëzimet që kam marrë sot dhe çdo ditë që nga angazhimi im në LDK. #Lumir2025 #behundryshimi #LDK