Aurora Group
KOSOVËLAJME

Lumir Abdixhiku: Kurti duhet të na mbledh pozitën dhe opozitën, të jemi bashkë në menaxhim të situatës në Veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka komentuar situatën aktuale në Veri, shkruan Mitropol.

Abdixhiku, ka theksuar se gjatë këtyre ditëve ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Premium Store

Ai ka theksuar se për situatën në Veri duhet bashkëpunim ndër institucional, andaj edhe ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën në Kosovë.

Postimi i Abdixhikut:

Të dashur qytetarë,

Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellur me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gadishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit.

Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot.

Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit.

Active 1