Pellini
KOSOVËLAJME

“Lumir Pishpiriku”, Peci i reagon Abdixhikut: Lumir gojëlëshuari

Kryetari i Guxo-së dhe njëherësh Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, sot i ka  reaguar Lumir Abdixhikut, i cili e quajti “e paedukatë” Donika Gërvallën. Peci e quajti Abdixhikun, “gojëlëshuar” e si dhe “Lumir pishpiriku”, shkruan Mitropol.

Sipas Pecit, familja Gërvalla është frymëzuese e heroike, dhe Abdixhiku, sipas tij, fyu këtë familje. 

Medi

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja.

E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare. A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:

Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:- familja e fortë e shqiptarit, – ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, – ⁠lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe – ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!”, tha Peci./Mitropol/

Dukato 1