Lutje për ndaljen e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës vijnë edhe nga “Minatori” i Mitrovicës

Lufta Rusi-Ukrainë ka shqetësuar tërë botën, e edhe Kosovën, e cila i vendosi sanksione Rusisë ani pse Ukraina ende nuk e njeh shtetësinë e saj, shkruan Mitropol.
Lutjeve për ndaljen e luftës atje, sot iu bashkua edhe Mitrovica, përmes një plakati në palestrën e sporteve “Minatori” ku shkruan “NDALENI LUFTËN!” me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Ky mesazh u dha gjatë kohës sa po zhvillohet ndeshja basketbollistike mes Kosovës dhe Norvegjisë në palestrën e qytetit gjelbër e zi./Mitropol/








