KOSOVËLAJME

Lutjet në gjuhën shqipe dhe jo arabisht, Xhamia e Dubovës së Madhe del me njoftim

Xhamia e Fshatit Dubovë e Madhe ka dal me një sqarim lidhur pas raportimit të IndeksOnline se është fshati i parë kosovar që heq gjuhën arabe nga ceremonitë fetare.

Në reagimin e tyre, ndër të tjera thuhet se: Ajo çka ka shkaktuar gjithë këtë diskutim është se në Ceromonin Fetare të Varrimit pasiqë që të Falet NAMAZI I GJENAZËS, tek varri thuhet nga Imami Lutja ose Duaja në Gjuhën Shqipe, dhe më këtë përfundon Ceremonia e Varrimit.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Postimi i plotë:

SQARIM

Ditëve të fundit është përfolur ne Rrjete sociale dhe Portale të ndryshme se Fshati Dubovë e Madhe ka larguar gjuhën Arabe nga Ceremonitë dhe Ritet Fetare.

Ju njoftojm se diçka e tillë nuk qendronë sepse në Fshatin Dubovë e Madhe, Thirret Ezani në 5 kohët e Namazit, Falen 5 kohët e namazit sipas Gjuhës dhe Autencitetit Fetar, realizohen të gjitha Ritet dhe Ceromonit Fetare ashtu siq ishin realizuar edhe shumë vite me parë nga të parët në Fshatin tonë dhe në Pajtim me rregulloren dhe Statutin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ajo çka ka shkaktuar gjithë këtë diskutim është se në Ceromonin Fetare të Varrimit pasiqë që të Falet NAMAZI I GJENAZËS, tek varri thuhet nga Imami Lutja ose Duaja në Gjuhën Shqipe, dhe më këtë përfundon Ceremonia e Varrimit.

Me Respekt:
Imami I Xhamis Fshatit Dubovës së Madhe