
Me rastin e 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Mehë Uka, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë sot organizoi një ceremoni nderimi pranë shtatores së tij, shkruan Mitropol.
Pranë shtatores së Heroit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci me anëtarë të kryesisë së LVV-së në Mitrovicë, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën për të nderuar veprën e tij heroike dhe për të shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij në çështjen kombëtare.








