
Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Mitrovicë kanë daluar me një komunikatë lidhur me çështjen e parregullësive në fletëvotime, shkruan Mitropol.
Në komunikatë thuhet se që nga dje kur ka filluar procesi i numërimit, nga 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik, 43 janë të papërdorura e 32 të përdorura në procesin zgjedhor.
“Brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura, 17 vota i përkasin kandidatit të PDK-së, 10 kandidatit të LVV-së, ndërsa 5 fletëvotime janë pa numër serik fare.”, thuhet tutje.
Bazuar në gjetjet që janë bërë nga KQZ dhe kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, CETIS, sipas LVV-së nuk ka bazë për pretendime të manipulimit apo ndërhyrjeje të qëllimshme në favor të ndonjë subjekti politik.








