Macula ec me hapa të shpejtë, nga asistent emërohet kundërligjshëm U.D i kryesuesit të AKKVP në Mitrovicë

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka emëruar Erblin Maculen ushtrues detyre në poziten e kryesuesit të Zyrës regjionale në Mitrovicë, me datë 03 korrik 2024.
Por emrimi i tij është bërë kunderligjshëm, pasi që Macula është avansuar në këtë pozitë, nga pozita e asistentit administrativ, duke u anashkaluar personat të cilat kanë mbajtur pozita më të larta, e të cilët i kanë plotësuar kriteret, për pozitën përkatëse.
Sipas ligjit, për emërimin e ushtruesve të detyrës, në nenin 35, Paragrafi 1 thuhet se në rast se një pozitë e nivelit drejtues, brenda strukturës organizative të institucionit mbetet e lirë, nënpunësja/i nivelit të lartë drejtues të atij institucioni e cakton me vendim ushtruesen/in e detyrës në pozitën e lirë. Ndërkaq në nenin 2 thuhet se në pajtim me Paragrafin 1 të këtij neni UD mund të caktohet zyrtari/e më i lartë i kategorisë pasuese, në vartësi të pozitës që caktohet nga cilado njësi organizative brenda institucionit.
Por kjo nuk u respektua në rastin e emërimit të Erblin Macules, pasi që emërimi i tij është bërë nga pozita e asistentit administrativ, në atë të U.D të kryesuesit të Zyrës Regjionale.
Ndryshe në vendimin e AKKVP-së të cilin e posdeon “Indeksonline”, thuhet se Erblin Macula ka përvojë të gjatë të punës në AKKVP, konkretisht në zyren regjionale në Mitrovicë dhe se është njohës shumë i mirë i proceseve dhe se konsiderohet se i plotëson kriteret për të zëvendësuar këtë pozitë./Indeksonline/