
Major Muharrem Asllani, ish-ushtarak me mbi dy dekada përvojë në operacione të sigurisë, emergjencave dhe menaxhimit të materieve të rrezikshme, është zyrtarizuar si kandidat për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mban numrin 103.
Asllani njihet si një nga figurat më profesionale të FSK-së dhe Mbrojtjes Civile, me përvojë në udhëheqjen e njësive specializuara, koordinimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in dhe ekspertët e NATO-s.
Me një karrierë të ndërtuar në operacione kritike dhe menaxhim strategjik, ai vlerësohet si një ndër ekspertët më të çmuar të fushës së sigurisë dhe emergjencave në vend.
Përfshirja e Asllanit në listën e LDK-së sjell profesionalizëm, përvojë dhe përgjegjësi – vlera që i duhen Kosovës në këtë fazë.








