LAJME

Majorja e KFOR-it viziton xhaminë në Prishtinë, i lë një mesazh imamit Maliqi

Majorja e KFOR-it Patris Borne gjatë vizitës në xhaminë në Prishtinë, ka lënë një letër për imamin Labinot Maliqi. Borne në letrën e saj drejtuar Maliqit, ka thënë se është e vështirë të përshkruaj atë që përjetoi gjatë kësaj vizite.

Market Florenti
Roadside

Në letrën e saj ajo ka përmendur dhe zgjedhjet në Amerikë, duke u lutur që e ardhmja e SHBA-së të jetë po aq paqësore, sa koha e saj e kaluar në xhami.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

“”Është e vështirë të përshkruaj me fjalë atë që kam përjetuar këtu. Zemra ime është e mbushur me shpresë. Në prag të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, lutem që e ardhmja e SHBA-së të jetë po aq paqësore sa ka qenë koha jonë këtu.” Ju jeni një Ambasador i Paqes. Ndjehem thellësisht e nderuar që jam pjesë e kësaj historie në Kosovë. Ju falënderoj me mirënjohje të sinqertë nga zemra ime”. “Paqja që i tejkalon të gjitha mirëkuptimet qoftë me ju.” “Në Emrin e më të Madhit po e shkruaj këtë! Zoti ju bekoftë dhe ju ruajttë ju dhe popullin e Kosovës “, ka shkruar Borne në letrën e saj.