Aurora Group
KOSOVËLAJME

Makolli: Personi që theri vetën me thikë po trajtohet në klinikën e psikiatrisë

Një person ka therur veten me thikë, sot rreth orës 14 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për çka “Mitropol” raportoi ekskluzivisht.

“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj.

Medi

“Mitropol” raportoi sot edhe për identitetin e viktimës, nga burime ekskluzive brenda Policisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Marsel Hysën nga Tepelena e Shqipërisë.

”Mitropol” mëson se i njejti ishte arrestuar edhe më parë, pasi kishte tentuar të futej në Ambsadën Amerikane në Prishtinë për të kërkuar vizë amerikane.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq mjekja Krenare Makolli ka treguar se pacienti pas trajtimit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.

“Para nja dy ore diku kemi pranuar një pacient nga Urgjenca e qytetit, e kanë sjellë këtu. Është i vetëlënduar, e ka një plagë një gjoks, në anën e majtë të tij.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet. Konsultimet janë përpunuar. Për momentin e kemi udhëzuar për në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.”

“Për momentin pacienti nuk ka qenë shumë komunikativ, kuptohemi., Ishte në gjendje të shetësuar më shumë mund të them. Për problemet e tij ndoshta mendore ose të tilla besoj që psikiatri do t’ju japë një përgjigje më të qartë”.

Premium Store