Manastiri i Deçanit shpërndan dokumentarit ku shqiptarët akuzohen për pogrom ndaj serbëve më 2004

Në faqen e tyre në “X”, Manastiri i Deçanit ka publikuar një dokumentar të televizionit shtetëror serb RTS.
Në dokumentarin për trazirat e Marsit të 2004, shqiptarët akuzohen për pogrom, pra organizim për spastrim etnik të serbëve.
Dokumentari i RTS-së është titruar në gjuhën angleze.
“Ky dokumentar tregon historinë e ngjarjeve në #Kosovë dhe Metohi më 17 mars 2004, kur tetë serbë u vranë në pragun e tyre, rreth 4000 njerëz u shpërngulën përgjithmonë, 900 shtëpi dhe banesa u shkatërruan dhe 35 kisha dhe manastire të Kishës Ortodokse serbe u dëmtua dhe u shkatërrua, mes tyre 19 monumente kulture të klasit të parë.” – shkroi Manastiri i Deçanit.