
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në emisionin “Pressing” në T7, ka folur për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë se është “absolutisht i bindur” se mandatari që do të vijë nga rradhët e PDK-së do t’a krijojë qeverinë e ardhshme.
“Absolutisht jam i bindur që PDK, mandatari që do të vjen nga PDK do ta krijojë qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Këtu jemi më se të bindur”, tha Tahiri.
Tutje Tahiri është shprehur se zgjedhje mund të ketë gjatë verës.








