
Me 13 qershor do të nënshkruhet një marreveshje mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, shkruan Mitropol.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në televizionin Dukagjini, ka njoftuar se kjo marrëveshje do të zgjas 5 vite.
Marrëveshja, sipas Maqedoncit, përfshin vendosjen e sistemeve për mbrojtje ajrore në Kosovë.
Ministri tha poashtu se kjo marrëveshje përfshin bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin e sistemeve të armatimit dhe municioneve së bashku me SHBA-në.
“Marrëveshje të këtij lloji kemi bërë vetëm më Turqinë më parë, dhe do të jetë e dyta në këtë nivel.”, tha ai.
Maqedonci tha se SHBA e vlerëson politikën e mbrojtjes së Kosovës.
Ai tutje foli edhe për “Defender Europe 25”.
“Këtë herë kemi marrë pjesë me gati 1 mijë trupa në terren, në Babaj të Bokës, por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Kosova ishte një nga 18 vendet nikoqire, me afërsisht 1 mijë trupa pjesëmarrës”, ka thënë Maqedonci.