TEB
KOSOVËLAJME

Maqedonci thotë se synojmë t’i marrim një sasi të raketave “Javelin” deri në fund të vitit

Ministri në detyrë i Mbrojtjës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit 2025, parashihet të merret një sasi e raketave “Javelin”, shkruan Mitropol.

TEB

Anipse, sipas tij, kontrata parasheh që marrja e këtyre raketave të ndodh pas vitit 2025.

TEB

“Kemi diskutuar mundësinë që SHBA-të të na mundësojnë që këto pajisje t’i kemi deri në fund të vitit 2025, pavarësisht se në kontratë ka qenë e planifikuar pas vitit 2025, pra në 2026 e tutje që t’i kemi”, tha Maqedonci në RTV Dukagjini.

Këto pajisje, sipas ministrit, mendohet që të merren më herët sesa planifikohet, ashtu që pjesëtarët e FSK-së të familjarizohen me këto sisteme.

“Unë besoj që do të kemi një sasi, ndoshta jo gjithë sasinë, por sa për t’iu mundësuar pjesëtarëve tanë që të familjarizohen me këto sisteme”, tha ministri.

Market Florenti