“Marakli t’kerreve” dhurojnë 1000 redbulla dhe gjëra ushqimore për Njësinë Speciale në Mitrovicë

Grupi “Marakli t’kerreve” i cili është një nga grupet më të mëdha dhe më të organizuar në gjithë shoqërinë shqiptare mbrëmë kanë bërë një gjest shembullor, shkruan “Mitropol”.
Përfaqësues të këtij grupi që në rrjetin social Facebook numëron mbi 135 mijë anëtarë mbrëmë vizituan kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë.
Në këtë vizitë ata dhuruan për policët kosovarë rreth 1 mijë pije energjike ‘Redbull’ e gjëra ushqimore mga më të ndryshmet.
Veç tyre, aty ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Grupi “Marakli t’ kerreve” njihen për humanizmin e tyre duke mos e kursyer asnjëherë veten dhe duke ndihmuar shumë qytetarë që pësojnë defekte dhe mbesin rrugëve me makinë, e duke u dalë krah në rrugë.
Mjafton të bëni një postim në faqen e tyre, dhe zgjidhja është e gatshme, maraklinjtë vijnë dhe u ndihmojnë aty për aty./Mitropol/








