Dukato 2
LAJME

Mark Rutte shpall epokën e re të NATO-s: Do t’ia ulim barrën e madhe SHBA-së dhe ta shpërndajmë më shumë drejt evropianëve dhe kanadezëve

Sot vazhdon dita e dytë e Samitit të NATO-s në Hagë në të cilin po marrin pjesë liderë nga 32 shtetet anëtare si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës. Samiti i Aleancës Veri-atlantike zhvillohet po në Forumin Botëror, shkruan Mitropol.

Një nga pikat kyçe të samitit është diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës karshi Rusisë dhe plani i ri i investimeve në mbrojtje, që parasheh ngritjen e kufirit të shpenzimeve në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shtetet anëtare. 

Weelnes

Në fjalimin e tij para medieve sot, sekretari gjeneral, Mark Rutte tha se politikanët duhet të bëjnë zgjedhje në kushte mungese. Dhe kjo nuk është e lehtë, sepse shtatë, tetë vende në fillim të këtij viti nuk ishin në nivelin 2%, por do ta arrijnë këtë nivel këtë vit.

“Shumë nga këto vende kishin thënë se do ta arrijnin diku në vitet 2030. Tani janë zotuar ta bëjnë këtë vit. Dhe që nga viti 2016, që nga fillimi i presidencës së parë të Trump, kemi shtuar në total triliona në shpenzime. Por sot, kjo është faza e tretë – do të shtojmë triliona të tjerë me këtë plan të ri. Por sigurisht që keni të drejtë: shtetet duhet të gjejnë fondet. Nuk është e lehtë. Këto janë vendime politike. E pranoj plotësisht. Por njëkohësisht, ekziston bindje absolute nga kolegët e mi në tryezë që, duke pasur parasysh kërcënimin nga rusët dhe situatën ndërkombëtare të sigurisë, nuk ka alternativë. Duhet ta bëjmë këtë, seriozisht. Për mua, është absolutisht e qartë që Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s dhe Nenit 5. Dhe po, ka edhe një pritshmëri – që do të përmbushet sot – që kanadezët dhe evropianët do të përshpejtojnë shpenzimet e tyre, duke u siguruar që jo vetëm të jemi në gjendje të mbrohemi kundër rusëve dhe të tjerëve, por edhe të barazohemi. Dhe kjo është e drejtë – që të shpenzojmë aq sa Shtetet e Bashkuara.”, tha Rutte në adresimin e tij para medieve.

I pyetur se çfarë humori kishte Trump në darkën që u shtrua mbrëmë për liderët nga mbreti dhe mbretëresha e Holandës, Rutte tha se ai ishte në humore të shkëlqyer.

“Në humor të shkëlqyer. Mbreti dhe mbretëresha organizuan një darkë fantastike. Ishte një ndjenjë krenarie të ulesha në atë sallë portokalli. Në fakt, unë jam historian. Kjo sallë ka të bëjë me historinë e Republikës Holandeze – paqja e Münsterit e vitit 1648 – dhe Mbreti mbajti një fjalim fantastik. Edhe unë pata mundësinë të them disa fjalë. Mendoj se ishte një arritje e shkëlqyer.”, tha Rutte.

I pyetur se a mendon vërtet se ato shtatë apo tetë vende që nuk ishin në nivelin 2% në fillim të këtij viti do ta kishin arritur atë nivel po të mos ishte zgjedhur Trump President i SHBA, Rutte u shpreh se është optimist që do të arrihet.

“Nëse Trump nuk do të ishte zgjedhur President, atëherë ajo që i shkrova në mesazhin tekstual – plotësisht në rregull që ai e publikoi – është një deklaratë faktike.”, u shpreh Rutte, referuar një mesazhi që i ka dërguar presidentit Trump dje.

Rutte tha se ajo që është në atë mesazh është një fakt, dhe se ai është plotësisht në rregull që Trump e ndau atë, meqë sipas Rutte nuk është fare turpëruese ajo që u nda nga Trump.

“Por të jemi të sinqertë: ai duket më pak pozitiv, më pak i suksesshëm se më parë.  Dhe 14 bombat e mëdha që ranë mbi objektin bërthamor të Iranit… Mendoj se kjo ishte vendimtare për të bërë gjithçka që ishte e mundur për të eliminuar kapacitetin bërthamor të iranianëve, gjë që NATO gjithmonë ka thënë se Irani nuk duhet ta zotërojë. Dhe për këtë arsye, mbështetja e SHBA ishte kaq e rëndësishme.”, u shpreh Rutte.

“Z. Sekretar i Përgjithshëm, dje u thatë aleatëve që të mos shqetësohen për SHBA. Por si mund të mos shqetësohen aleatët, kur Trump vazhdon ta relativizojë Nenit 5 vazhdimisht?”, u pyet Rutte nga gazetarët.

“Unë do të thoja: shikoni çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara, çfarë po bën Donald Trump. Ata po shpenzojnë pothuajse një trilion për mbrojtje. Ata janë kontributori më i madh në NATO. Po ofrojnë të gjitha mjetet kryesore për NATO-n edhe këtu në Evropë. Dua të them, ata janë një aleat i rëndësishëm. Janë aleati më i madh në NATO. Ata përbëjnë mbi 50% të ekonomisë totale të NATO-s. Por ajo që do të bëjmë tani në vitet që vijnë është që ta ulim, hap pas hapi, barrën nga SHBA dhe ta shpërndajmë më shumë drejt evropianëve dhe kanadezëve, gjë që mendoj se është e drejtë. Dhe ndërkohë, do të barazojmë edhe shpenzimet.”, theksoi Rutte në përfundim të fjalimit të tij.

Gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku është i vetmi gazetar i akredituar nga mediet shqipe nga Kosova që po mbulon drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ngjarjen që konsiderohet si ngjarja kryesore e sigurisë në botë./Mitropol/

VIDEO e fjalimit

Dukato 1