Premium Store
KOSOVËLAJME

Masa shtesë për “Vidovdan” nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë manifestimeve që do të mbahen nesër, më 28 qershor, me rastin e shënimit të “Vidovdan”-it, shkruan Mitropol.

Policia poashtu paralajmëron se mund të ketë edhe bllokim të përkohshme të trafikut apo riorientim të tij, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Dukato 1

Gjatë një takimi të mbajtur sot në Drejtorinë e Përgjithshme të policidë, është prezantuar plani operiacional për “Vidovdan”, me ç’rast janë informuar pëefaqësues të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare.

Sipas Policisë, në të gjitha rajonet dhe departamentet policore ianë planifikuar masa parandaluese dhe operative, për të siguruar që manifestimet të zhvillohe në mënyrë të qetë dhe pa incidente./Mitropol/

Koha