Aurora Group
KOSOVËLAJME

Masat e BE-së – Mbi 600 milionë euro të pezulluara për Kosovën

Rreth 613 milionë euro janë pezulluar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projekteve që janë pezulluar ose shtyrë për më vonë, sipas një raporti të Institutit GAP, për shkak të masave të vëna për Kosovën nga BE-ja, shkruan Mitropol.

Liri

Ndërsa, në bazë të këtoj raporti, 7.1 milionë euro kanë humbur tërësisht, pasi ka kaluar afati për projektet përkatëse.

TEB

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro. Nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF. Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Evropian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro”, thuhet në raport.

TEB