Mashtrohen vushtrriasit, një person ua morri gati 1500 euro për rregullim të vizës e u zhduk

Një qytetar vushtrrias është mashtruar nga premtimi i një personi se do ua rregulloj vizat e punës atij dhe një personi tjetër duke paguar hiç më pak se 1490 euro për këtë ‘shërbim’, shkruan Mitropol.
Mirëpo, jo gjithçka doli si ata pritën. Personi në fjalë pasi ua mori paratë, u zhduk.
Viktima ka raportuar rastin në Polici dhe në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
Vushtrri, 07.01.2022 – 14:39. Viktima mashkull kosovar me 10.03.2022 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me premtim se do të ja u rregulloj vizat e punës atij dhe një dëshmitari u kishte marr 1490 euro dhe prej asaj dite më nuk kishin mundur të kontaktojnë me të. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.








