Premium Store
02LAJME

Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028 në Mitrovicë

Në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicë është mbajtur konsultimi publik me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026-2028. Takimi u organizua nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit buxhetor.

Takimin e hapi znj. Igballe Islami, drejtoreshë për Buxhet dhe Financa, e cila theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në hartimin e buxhetit komunal. Ajo ftoi qytetarët që të kontribuojnë me propozime dhe kërkesa konkrete, në mënyrë që ato të përfshihen në projektet kapitale që synojnë përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme në komunë.

Dukato 1

Drejtoresha Islami paraqiti gjithashtu informacione të detajuara mbi Kornizën Afatmesme Buxhetore, e cila përmban një analizë të thelluar të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat financiarë dhe prioritetet zhvillimore për tri vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave të paraqitura, për vitin 2026 janë paraparë:

Granti i Përgjithshëm: 12,898,307.00 euro

Granti Specifik për Arsim: 11,506,885.00 euro

Granti Specifik për Shëndetësi: 3,651,356.00 euro

Financimi për Teatro: 279,708.00 euro

Financimi për Shërbime Rezidenciale: 382,500.00 euro

Totali i Granteve Qeveritare: 28,718,756.00 euro

Të Hyrat Vetanake Komunale: 3,700,000.00 euro

Totali i Buxhetit për vitin 2026: 32,418,756.00 euro

Koha