02KULT'ARTLAJME

Mbahet Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Vushtrri

 

Gjatë ditës së sotme është mbajtur Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.

Market Florenti
Florenti Company
KL
Koha

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Gjimnazi i Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook ku kanë thënë se fjala ‘sukses’, ndonëse u rishkrua me mijëra herë, për nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit tonë, mbeti shije e pangopshme krenarie, duke u shndërruar në motiv për ide dhe suksese të reja. Bashkimi i forcave të së djeshmes me të tashmen, ka qenë dhe mbetet faktori kryesor, që suksesin ta skalisim për vete dhe ta shijojmë atë, gjeneratë pas gjenerate.

Në këtë Panair ata shfaqen sukseset e tyre në në shkencë, teknologji, art dhe sport. Përveç këtyre kërkimeve, nxënësit tanë sollën edhe inovacione në produkte të ndryshme teknologjike, që do t’u shërbejnë gjeneratave të shumta.

“Këndi i lëndës së historisë ishte ndër më të pasurit e këtij panairi, i pasuruar me eksponate nga trashëgimia jonë dhe ushqime të llojllojshme tradicionale.
Thuhet se aty ku mbaron shkenca, fillon arti, prandaj nxënësit tanë talentet e tyre kanë vendosur t’i shndërrojnë në suksese jo vetëm personale, por edhe për shkollën. Synuam, morëm pjesë, por edhe fituam, sepse dashuria për artin ishte më e fortë se çdo konkurrencë në secilën pjesë të Republikës së Kosovës” shkruan Gjimnazi i Vushtrrisë.

“Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e palodhshme, që ky panair të realizohet me sukses” shkruan ndër të tjerash Gjimnazi i Vushtrrisë.