Premium Store
02LAJME

Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët në Mitrovicën Veriore

Në objektin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët. Ky bord funksionon me qëllim të bashkërendimit të veprimeve dhe ndërtimit të një qasjeje të integruar në qeverisje lokale, shkruan Mitropol.

Në takim ishin pjesëmarrës ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, si kryesues e njëherazi përfaqësues i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili ishte poashtu i pranishëm në takim. Bahskë me ta ishin edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dhe nënkryetari Arian Tahiri.

Dukato 1

Ky bashkëpunim, përmes këtij bordi, është i paraparë me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave.

Përmes koordinimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, Bordi i Përbashkët pritet të shërbejë si një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta. Ky mekanizëm gjithashtu kontribuon në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.

Përmes koordinimit në fusha kyçe si infrastruktura, zhvillimi ekonomik, mjesisi e shërbimet komunale, Bordi i Përbashkët pritet të shërbejë si një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Ky bord poashtu kontribuon në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe rritje e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.

“Me përfaqësim të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim vlerësohet si një shembull i qeverisjes së mençur dhe i përkushtimit ndaj interesit të përbashkët të qytetarëve, pa asnjë dallim.”, ka shkruar ministri në detyrë, Krasniqi./Mitropol/

 

IMG_3012.jpeg

IMG_3011.jpeg

IMG_3010.jpeg

Dukato 1