Mbi 2300 persona kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në ata të Kosovës

Mbi 2 mijë e treqind persona kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në ata të Kosovës deri më sot.
Këto statistika i ka dhënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Nga 2300 persona gjithsej, 635 persona kanë aplikuar në Leposaviq, 651 në Mitrovicë Veriore, 343 në Zubin Potok dhe 395 në Zveçan.
Ndryshe, vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë i hapur për 3 muaj, saktësisht deri më 9 gusht 2024.
Pas skadimit të këtij afati, nga MPB kanë paralajmëruar se nuk do të jetë e mundur vozitja në Kosovë me patentë shoferë ilegalë serb.