
Qendra Zejtare e Mitrovicës u bë me bimë të reja dhe me sera të vogla bimësh, shkruan “Mitropol”.
Kjo u bë në kuadër të projektit për një Eko-kamp pranveror i cili përfundoi të dielën e kaluar.
Punëlryesit thonë se së bashku u përpoqën që qendrën e vjetër zejtare në Mitrovicë ta bëjnë më të jetueshme.
“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e kampit, fqinjët dhe vullnetarët e tjerë për mbështetjen e tyre. Së bashku kemi mbërri me i kry krejt këto gjana.”, thuhet në reagim.
Ky Eko-Kamp është pjesë e “Mitrovica Goes Green” dhe u zbatua nga Social Space for Deconstruction në partneritet me 7Arte, dhe u mbështetet nga UNMIK-u.