Aurora Group
02LAJME

Mbillen fidane në hapësirat publike përgjatë Liqenit Akumulues

 

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditëve të Tokës”, mbështetur nga Ambasada e Luksemburgut dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunën e Mitrovicës si dhe OJQ-në “7 Arte” sot është bërë mbjellja e fidanëve tek Liqeni Akumulues.

Premium Store

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin; zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, drejtori i OJQ-së “7 Arte” Lulzim Hoti si dhe nxënësit e shkollës se Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua kryesuesja e KK-së, Vesa Broja, e cila ka falënderuar të gjithë partnerët për pjesëmarrje në mbjelljen e fidanëve në qytetin e Mitrovicës duke theksuar se prioritet i institucioneve lokale është shtimi i sipërfaqeve të gjelbra dhe krijimi i një mjedisi të pastër për qytetarët tanë.

Koha