Aurora Group
KOSOVËLAJME

Mbledhja e nënkomisionit amerikan – flitet për Kosovën drejt NATO-s e ndikimin negativ të Serbisë dhe Republikës Sërbska në Ballkan

Në Nënkomisionin për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, të mërkurën, u fol për sfidat me të cilat po përballet NATO-ja. Një nga temat e diskutimit ishte edhe çeshtja e sigurisë në Kosovë e Ballkan Perëndimor, shkruan Mitropol.

Një çështje tjeter e tryezës së diskutimit ishte edhe perspektiva e Kosovës në integrimin në NATO.

Active 1

Kongresisti amerikan, Keith Self,siç raporton Periskopi, foli për përparimin demokratik të Kosovës po edhe për domosdoshmërinë e kundërshtimit të ndikimeve ruse e kineze.

Kongresisti Self tha se presidenti amerikan e sheh çështje primare të Kosovës, hyrjen në NATO.

“Presidenti më thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështja më e rëndësishme për Kosovën”, theksoi Self.

Admirali në pension, Mark Montgomery, gjatë kësaj seance dëgjimore tha se Serbia e Republika Sërbska, ndikojnë negativisht në stabilitetin në Ballkan.

“Serbia dhe Republika Sërpska janë aktorë të rrezikshëm që minojnë stabilitetin në Ballkan”, tha Montgomery.

Active