KOSOVËLAJME

Mbrojtja e Pacollit për vëllain që mori grant: Pavarësisht vëllai apo motra e kujt je, duhet me fitu nëse e meriton

Fushata

Në një paraqitje të saj së fundi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur në lidhje me grantin rreth 100 mijë euro, që vëllai i saj e fitoi për fermë nga Ministria e Bujqësisë. Derisa partia e saj sulmonte secilin punësim gjatë kohës sa ishin në opozitë, ajo thotë se “është e drejtë të fitohet, nëse e meriton, pavarësisht familjari i kujt je”.

Duke folur në “Dpt te Fidani”, Pacolli ka thënë se “është e padrejtë që ajo t’i thotë vëllait të saj mos të aplikojë”.

Market Florenti

“Kur flasim a është dashtë unë t’i them vëllait tem mos apliko, është e padrejtë, për një person qoftë familjar i imi, qoftë tjeër, shok ose shoqe, mi thënë mos apliko sepse unë jam në këtë proces.

Unë thash, është shumë me rëndësi me kriju sistem ku pavarësisht se kush je, vëllai ose motra e kujt je, nëse e meriton duhet me fitu. Sepse, është e drejtë e jotja, nëse e meriton, çfarëdo qoftë pozitë pune, grant, subvencion, duhesh me fitu. Ne duhet me kriju sistem të pavarur.” – ka thënë deputetja e pushtetit, transmeton Nacionale.

Mes tjerash, në këtë intervistë, ajo është pyetur se si garanton që nuk ka ndikuar në marrjen e këtij granti, derisa shumën e njëjtë, më pas do ta merrte edhe daja i saj. Të dyja këto, janë pezulluar tashmë nga ministria e Bujqësisë.

“Me çka mundem me garantu, unë mendoj që sikur me thënë, me thirrë edhe forenzikën e CIA, me hulumtu komplet rastin, s’e gjejnë asnjë element të përfshirjes time, sepse këta nisen prej vetë, kur më sulmojnë mua, nisen prej vetës, sepse këta kanë punu në këtë formë.” – shtoi ajo.

Pacolli ka pretenduar se nuk e ka ditur që vëllai i saj ka aplikuar për grant:

“Jo, nuk e ka ditë ministri, nuk e kam ditë as unë që ka apliku, ai ka apliku dhe pasi ka fitu më ka njoftu që e ka fitu. Vëllai jem merret me bujqësi shumë kohë më parë, ka apliku edhe në komunën e Prishtinës shumë më herët. E sheh si diçka që duhet me qenë proces i hapur, dhe secili fermer që aplikon duhet me u trajtu në mënyrë të barabartë, dhe nëse vjen një fermer, po flas për vëllain tim, i cili si 17 vjeçar është largu prej Kosovës, dhe me jetu në një vend ku, prej moshës 17 vjeçar tash diku 50 vetave, ti formësohesh në një kulturë tjetër, dhe nuk mendon se ti duhesh me pasë vëllain apo motrën me të ndihmu”.

Deputetja e pushtetit ka shtur se vëllai i saj “është rritur në një kulturë tjetër”, dhe se është njeri i suksesshëm në Londër.

“Në Londër s’e ka pasë askënd me i ndihmu, është i sukesshëm edhe në Londër, nuk ka pasë nevojë për kërkon me i ndihmu. Pra, ai është rritë në një kulturë tjetër, është pjekë në një kulturë ku vlerësohesh drejt dhe në bazë të meritës. Ka apliku në atë kuptimin që në jam fermer, në përputhje me thirrjet e ministrisë, me dëshirën e madhe që ka pasë që të kthehet në Kosovë, ai është kthy në Kosovë, pret edhe fmailjen ta merr, por pret që fëmijët ta përfundojnë një cikël në shkollë që duhet ta përfundojnë, ai është kthyer në Kosovë që të investojë.” – u shpreh Pacolli.