
Gjatë ditës së sotme njëri nga parqet më të frekuentuara në Republikën e Kosovës, “Parku i Gërmisë” është mbyllur përkohësisht, raporton Mitropol.
Deri te mbyllja e këtij parku ka ardhur për faktin se gjatë pasditës së sotme Policia e Kosovës ka raportuar se në atë park është vërejtur një ARI duke kaluar, dhe një gjë e tillë është e rrezikshme për qytetarët.
Duke e parë këtë situatë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuar parku të mbyllet, në mënyrë që të evitohet ndonjë rrezik eventual për qytetarët.
“Qytetarë të nderuar, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.”, shkroi ndër të tjera Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur po ashtu se ky Ari nuk ka dalur dhe nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj mund të konsiderohet edhe më i rrezikshëm.

Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e Ariut./Mitropol/








