
Aktori Fisnik Ademi, në rolin e moderatorit në emisionin satiristik Logjikonomia, është deklaruar lidhur me mbylljen e kanalit të Youtube.
Ademi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se nuk dihet arsyeja e mbylljes së kanalit.
“Nuk po dihet ende se çka ndodhi.”, ka thënë aktori.
Pas kësaj deklarate, kanali i TëVë1 është rikthyer në Youtube.







