Mbyllja e tri strukturave paralele, policia jep detaje: U gjeten dokumente me vula të Serbisë

Gjatë ditës se djeshme u raportua se Policia e Kosovës ka mbyllur tri objekte të strukturave paralele serbe në Pejë, Klinë e Istog.
Në raportin e Policisë së Kosovës janë dhënë detaje, se cfarë është gjetur në këto tri vende.
Sipas PK në Videj të Klinës janë hasur dokumente të ndryshme në kundërshtim me ligjet e Kosovës, të cilat kanë pasur logo të Serbisë dhe strukturave ilegale, si edhe janë konfiskuar dy kompjuter llaptop, katër telefona, dy vula, një usb.
“Videj, Klinë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.” – thuhet në njoftim.
Tutje PK ka bërë të ditur se në Gorazhdec të Pejës janë gjetur gjithashtu dokumente në kundërshtim me ligjet e Kosovës e të cilat kanë pasur logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.
Tutje nga policia kanë njoftuar se janë konfiskuar edhe prova materiale.
“Gorazhdec, Pejë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se në fshatin Osojan të Istogut, në këtë objekt janë gjetur dokumente në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me logo të Serbisë.
Në këtë rast është sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit.
“Fsh. Osojan, Istog 02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftim.