Aurora Group
02LAJME

MCC fillon me renovimin e banesave në Rrugën e Kovaçëve

Ka filluar renovimi i banesave në lagjen “Rruga e Kovaçëve” në Mitrovicë.

Në kuadër të projektit të renovimit do të punohet në katër banesa kolektive. Banesat e përzgjedhura në këtë projekt janë në rrugën e Kovaçëve tri banesa, dhe një në banesat e ish-pensionerëve në rrugën “Mbretëresha Teutë”, shkruan Mitropol.

London

Projekti filloi të implementohet në fund të marsit ashtu siç ishte premtuar, me mundësi të vazhdimit në banesat tjera kolektive të ndërtuara para luftës dhe ato që kanë nevojë për renovime, njofton Komuna e Mitrovicës.

Ky projekt po realizohet nga Fondacioni Mileniumi i Kosovës MFK, nëpërmjet MCC-së për Kosovën, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës që ka participuar me 30% të vlerës së projektit, ndërkaq banorët me 10 %.

Në këtë projekt janë përzgjedhur 7 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Komuna e Mitrovicës./Mitropol/

Koha