Aurora Group
KOSOVËLAJME

Më 1 shtator nis procesi i regjistrimit të popullsisë

 

Njëherë e shtyu pandemia, e të dytën herë zgjedhjet e 2021-ës, por 1 shtatori është data kur për 45 ditë do të nisë regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, proces ky i pari pas 12 vjetësh në Kosovë.

Medi

Evidentimi i të dhënave do bëhet me metoda moderne. Shumë punë janë kryer, teksa më pak kanë mbetur. Veç angazhimit të pesë mijë personave si staf profesional, sfidë tjetër është regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore që do bëhet për herë të parë.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj atje procesi pritet ta ndihmojnë edhe fushatat senzibilizuese.

Për këtë proces, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 12 milionë euro.

Premium Store