TEB
KOSOVËLAJME

Më 2017 Kurti i ftonte kundërkandidatët në ballafaqim televiziv – sot ikën nga ta (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ikë nga debati televiziv për t’u ballafaquar me faktet dhe argumentet rreth qeverisjes së tij katërvjeçare.

Aurora Group

Madje, disa mediume sot ai ka vendosur edhe që t’i bojkotojë, si: Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini.

TEB

Por, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2017-të, në debatin zgjedhor, pikërisht nga studiot e Klan Kosovës iu pati bërë thirrje për debat kundërkandidatëve të tij asokohe kur ky vet synonte postin e kryeministrit.

“Është dëm që nuk u bë një debat i tillë. Unë do të isha shumë i kënaqur, shumë i lumtur po të ishin edhe ata dy këtu sonte”, pati deklaruar Kurti.

Ndiqni mëposhtë deklarimin që pati bërë Albin Kurti në vitin 2017-të në studion e Klan Kosovës.

Market Florenti