KOSOVËLAJME

Me 400 kilogram duhan brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës

Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten pasdite kanë arritur të kapin një sasi prej afro 400 kilogramëve të duhanit në një automjet me targa të Serbisë.

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast kontrabandim me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, me datën 02.05.2024 rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë. Identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: ,,Marlboro” 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe ,,Dunhill’’ 300 paketime x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej 390 kg duhan”, shkruhet në njoftimin e Policisë.