Me asfallt të ngushtë, me trotuare, e me ujë të pijës, kjo është fushata e parakohshme dhe e dobët Xhafer Tahirit

Xhafer Tahiri po e shfrytëzon në maksimum pozitën e të parit të qytetit të Vushtrrisë për të bërë parafushat për zgjedhjet komunale që mbahen me 17 tetor, shkruan Mitropol.
Ani pse ka tash e 4 vite në krye të Vushtrrisë, gjithë kjo kohë duket se nuk i ka mjaftuar Tahirit që t’i realizojë premtimet e bëra, mirëpo të gjitha këto po i realizon në ditët e fundit të mandatit të tij.
Ani pse cilësia e punimeve që po kryen komuna që udhëheq Xhafer Tahiri lënë për të dëshiruar, Tahiri këto punime po i proklamon si suksese madhore të tij.
Shtrimi i asfalltit sa trashësia e petës e të ngusht sa mezi zë një veturë, ndërtimi i trotuareve vend e pa vend, hapja e vendeve për sigurimin e ujit të pijës janë disa nga projektet që Xhafer Tahiri i ka kryer ditëve të fundit, ani pse këto është dashur të përfundojnë në fillim të mandatit të tij.
Strategjia e Tahirit për ta fituar Vushtrrinë edhe për një mandat ngjason me atë të ish partisë në pushtet në këtë komunë.
Mirëpo se a do të bien pre qytetarët vushtrrias të një strategjie të tillë mbetet të shihet me 17 tetor. /Mitropol/







