Aquapark 1
KOSOVËLAJME

“Më jep 100 euro po deshe s*ks me mua”, gazetari i maskuar mashtron të moshuarit në kryeqytet: Jo janë shumë, kam gjetur me 10 euro

Gazetari Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia i veshur si femër, i ka lajthitur të moshuarit me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie se ksuale në këmbim të parave.

Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre dalin për të takuar klientët e tyre potencialë, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar.

Weelnes

Dërmaku ka bërë një ‘kamerë të fshehtë’ duke u veshur si femër për të vënë në lajthitje të moshuarit të cilët kishin dalë ‘Te trekëndëshi’ për të takuar ndonjë femër me të cilën do të mund të merreshin vesh për të shkuar në motel në këmbim të parave.

Në video ai shihet j veshur si fëmër teksa takon burrat e moshuar, të cilëve fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim të seksit. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë. Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Dërmakun dhe i bën lutje që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.

Sheshi afër komunës, njihet si vend, ku të moshuarit dhe vajzat që shesin trupin e tyre, takohen për t’u marrë vesh për të kryer marrëdhënie sek suale në këmbim të parave.

Fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajnë vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël. Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhëtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen.

SultanDoner