E diela prej kësaj jave do jetë ditë pushimi për bizneset mitrovicase, pas vendimit të nxjerrë nga Komuna e Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Në rast të mosrespektimit të ligjit dhe hapjes së bizneseve, personat juridik mund të gjobiten me gjobë prej 1,000 deri në 3,000 euro, gjersa personat fizik mund të marrin gjobë nga 300 deri në 1,000 euro.
Dita e diel do jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që shesin me shumicë dhe pakicë.
Përjashtim nga ky rregull bën gastronimia, sallonet e bukurisë, barnatoret që kujdestarojnë dhe shitësit e derivateve.
Zyrtarët komunal kanë paralajmëruar se inspektorët kompetent do të jenë në terren gjatë tërë ditës për ta inspektuar zbatimin e vendimit në terren./Mitropol/