Premium Store
02LAJME

Me mbjellje të luleve shumëngjyrëshe, nxënësit e shfmu ‘Migjeni’ i japin hijeshinë pranverore oborrit të shkollës

 

Me ardhjen e stinës së bukur të pranverës edhe rregullimi e zbukurimi i natyrës me fidane e lule të ndryshme, nuk po mungon në qytetin e Mitrovicës.

Medi

Nxënësit e shfmu ‘Migjeni’ në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme janë angazhuar në mbjelljen e luleve, shkruan ‘Mitropol’.

Ata i kanë dhënë hijeshinë pranverore oborrit të shkollës së tyre me mbjelljen e luleve shumëngjyrëshe.

Dy ditë më parë shfmu ‘Migjeni’ në bashkëpunim me disa nga djemtë e lagjes së Tavnikut, kanë pastruar ambientin përreth shkollës, prej nga larguan gjithsejtë 70 thasë me mbeturina./Mitropol

Koha