Medi
02LAJME

Më në fund, çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, i “rikthehet” nxemja

Çerdhja publike e Mitrovicës “Gëzimi Ynë”, ishte në “krizë” për shkak se në këtë institucion tash e disa ditë ishte paraqitur një defekt në sistemin e ngrohjes, shkruan Mitropol.

E për shkak të këtij defekti, kishin reaguar prindërit e fëmijëve që shkojnë në këtë çerdhe, duke theksuar se fëmijët e tyre janë duke pasur shumë ftohtë gjatë kohës sa po qëndrojnë aty.

Tripika

Mirëpo duket se problemi me ngrohjen është sanuar, kështu ka njoftuar drejtoresha e këtij instutucioni Lumnije Tahiri përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Ju njoftojmë se defekti në ngrohjen qendrore sot pas shumë përpjekjeve është sanuar nga ekipa profesionale.
E falënderojmë ekipën për gatishmërinë dhe punën tërë ditore tē cilën e kanë ofruar për ne.
Njëherit falënderojm të gjithë ata që na kanë dalë në ndihmë me gjetjen e personave kompetent të cilët e kanë gjetë pjesën e kërkuar dhe e kanë bërë zëvendësimin.
Po ashtu falënderojm prindërit për durimin e treguar dhe mirëkuptimin nga ana e tyre për situatën e shkaktuar.
Faleminderit edhe gjithë personelit të Institucionit për gatishmërinë dhe krijimin e kushteve për vijueshmërin e rregullt të punës dhe tejkalimin e kësaj situate.
Shpresojmë të mos kemi më probleme të tilla dhe presim realizimin e projektit të efiçiencës .

Me respekt,

Drejtore Lumnije Tahiri

Premium Store